Tavë me patate dhe patëllxhan në furrë (receta)

Përbërësit

– 2 patëllxhan
– 600 gr patate
– 40 gr djathë i grire
– 250 gr djathë i bute
– 4 domate te mesme
– 6 luge vaj ulliri
– majdanoz
– kripe, piper

Përgatitja

Ne një ene me ujë te kripur vini për te zier patatet e qëruara dhe e prera ne feta.
[I ngjashëm: Qofte me patate dhe perime ]
[I ngjashëm: Cheesecake i kripur me kunguj dhe djathë ]
Lërini për rreth 10 minuta ne zjarre dhe ndërkohë pritni patëllxhanët dhe domatet ne feta me trashësi 1 centimetër. Kulloni patatet dhe lëreni te ftohen ne një ene me pas rregulloni me dy luge vaj ulliri.

Gjithashtu pritni ne feta edhe djathin e bute. Me pas vini për te ngrohur grillën dhe piqni nga te dyja anët patëllxhanët.

Me pas lyeni me pak vaj një tave dhe vendosni me radhe perimet duke i alternuar me njëra tjetrën ndërsa ne sipërfaqen e tyre përfundoni me përbërësit qe ju kane mbetur dhe shtoni djathin e grire dhe majdanozin ne fund shtoni pak vaj ulliri dhe futeni tavën me perime ne furre me 200’C dhe piqeni për 20 minuta. Shërbejeni tavën sipas dëshirës.

Loading...