Manjani shkruan se kjo do i bënte nder Ditmirit, duke shtuar se me të keqen duhesh të jesh përballë, jo në krah e aq më pak brenda saj.
Postimi i Ylli Manjanit
Largimi i Ditmirit nga qeveria, nga Shkodra e me shumë gjasë edhe nga partia i bën nder Atij!
Në fakt nder është të jesh përballë me të keqen dhe jo në krah e aq më pak brenda saj.
Nga ana tjetër e gjithë kjo përpjekje për të larguar njerëz normalë, kompetent e të përgjegjshëm ka njëfarë pozitiviteti.
I tregon qartësisht njerëzve, sado symbyllur të jenë, se qeveria preferon të ketë në gjirin e saj shkelës ligji, kriminelë, të fortë e trafikantë.
I tregon gjithashtu se sa paburra janë udhëheqësit, që nuk i rrinë kurrë debatit përballë, por nxjerrin helm nëpërmjet mediave shërbëtore. Këto të fundit masturbojnë nga qejfi i sajesave që bëjnë vetë me porosi nga lart…
Dukshëm fare!