Përmes një postimi në “Facebook”, Rama thotë se i mirëkupton ankesat e qytetarëve, por thekson se nuk mund të pranojë faktin se nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.
Për të treguar punën e kryer në këtë drejtim, kryeministri ka zgjedhur të publikojë një video nga Myzeqeja, ku shfaqet një rrugë e asfaltuar, ndërsa thotë se para 6 vitesh kjo zonë ka qenë komplet e harruar.
“I dëgjoj, i lexoj, i mirëkuptoj ankesat për rrugët e fshatrave, por një gjë ama s’e pranoj dot: Kur thonë s’keni bërë asgjë për fshatin🤭 JO! Kemi bërë dhe jo pak madje (EDHE PSE DUHET ME SHUME AKOMA PADYSHIM). Dhe ky është një shembull nga Myzeqeja (O Zot kur e kujtoj si ishte ajo zonë para 6 vjetësh🥴) ku kemi ndërhyrë në shumicën e akseve të zonës bujqësore😊#ShqipëriaqëDuam☀️🇦🇱”-shkruan kryeministri, Edi Rama.