Fraza romantike,urime të këndshme për përvjetorët e martesës

Fraza romantike, aforizma nga njerëz të famshëm, urime të këndshme dhe komike, por edhe fraza biblike: ide dhe sugjerime për urimet e përvjetorëve të martesave.

Por jo të gjithë janë të prerë për të gjetur fjalët e duhura të cilat shprehin atë që ndjejmë realisht.

Ndaj për ata që kanë vështirësi përpara një letre të bardhë na vijnë në ndihmë aforizmat e famshme.

Gruaja është shpesh pika e dobët e burrit të saj. (J. Joyce)

Pritet që gratë të bëjnë dyfishin e punës së burrave në gjysmën e kohës dhe pa pagesë. Për fat të mirë ja dalin me sukses. (Charlotte Whitton)

Në dashuri mjafton të jesh i pëlqyeshëm për cilësitë ose ato që ke, ndërsa në martesë për të qenë të lumtur duhet të ketë dashuri ose të paktën të biesh dakord për defektet e njëri-tjetrit. (N. de Chamfort)

Në vend të këtyre aforizmave ju sjellim dhe fraza romantike për ata që kanë një vit ose më shumë martesë. Ja disa prej tyre;

“Një vit më parë çdo gjë ishte ndryshe. Ajo çka unë dija ishte krejtësisht ndryshe nga ajo që unë di tani. Gjërat në të cila besoja tani kanë ndryshuar, njerëzit që dua, ëndrrat që kam…unë kam ndryshuar dhe kjo falë teje. Unë jam i/e lumtur falë teje.”

“Dhjetë vjet dashuri, sakrificë dhe vlera. Dhjetë vjet në të cilat së bashku kemi ndërtuar të djeshmen të sotmen dhe të nesërmen. Dhjetë vjet ku objektivi ynë ka qenë familja e lumtur që jemi sot. Faleminderit për gjithçka dashuria ime. Gëzuar përvjetorin.”

Loading...