Një kirurg nga Kina nuk bëri asnjë pushim me qellim që pacientët të merrnin trajtimin në kohë.
Mjeku Dai Yu realizoi shtatë operacione dhe më pas e zuri gjumi në korridorin e spitalit. Ai filloi punën në 8 të mëngjesit dhe e përfundoi në 5 pasdite.
Doktori ishte aq i lodhur, sa u ul në dysheme të flinte për 10 minuta sa kolegët të përgatisnin sallën për operacionin tjetër.
Ishin kolegët ata qe i bënë fotografinë, e cila është bërë popullore dhe tashme përdoruesit e rrjeteve sociale e quajnë mjekun “hero”. Pas gjumit ne dysheme ai nuk u largua nga spitali deri në orën 9 të darkës kur përfundoi të gjitha ndërhyrjet.
Kirurgu tha per mediat tha se është detyra e tij që të kujdeset për pacientët. Ai është zëvendës drejtor në Departamentin Ortopedik të Spitalit Qendror Longgang në Shenzhen të Kinës jugore.
Kirurgu shtoi se ai dhe kolegët e tij duhet të bënin 10 ndërhyrje kirurgjikale më 26 gusht 2019.