Parlamenti do të mblidhet të hënën më 2 shtator në seancë plenare.
Në një njoftim në faqen zyrtare në internet, Kuvendi njofton se seanca do të zhvillohet në orën 18:00.
“Bazuar në nenin 74, pika 1 të Kushtetutës, në nenin 42, pika 1 të Rregullores së Kuvendit dhe në Urdhrin nr. 26, datë 29.8.2019 të Kryetarit të Kuvendit z. Gramoz Ruçi, të hënën e parë të shtatorit, më datë 2.9.2019, në orën 18.00 do të fillojnë në seancë plenare punimet e Kuvendit në sesionin e V-të.”, njofton Kuvendi.
Në seancë e të hënës, Kuvendi do të miratojë planin e punës për periudhën 2 shtator-18 tetor.
Loading...