Elio është vogëlushi që lindi 13 ditë më parë, por me një problem të rrallë në zemër.
Prindërit e tij kishin 12 vite që prisnin të bëheshin me fëmijë.
Vogëlushi ka një diagnozë të rrallë që trajtohet në pak spitale të specializuara në Europë.
Kryeministri Rama shkruan në profilin e tij që stafi i tij kanë qenë aty që në ditën e parë që lindi dhe tani bebi është transportuar në një spital në Itali ku po merr ndihmën e duhur.
“Me gjithë zemër uroj, që zemra e vogël të shpëtojë nga rreziku i madh që i kanoset dhe Elio të jetë për shumë e shumë vite, burim gëzimi për mamin e babin”, shkruan Rama.
Loading...