Vajza i jep fund jetës pas ndarjes nga i fejuari

Në ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një vajzë është vetëhelmuar pas ndarjes nga i fejuari.

Vajza e identifikuar si Dorilda Demaj, ka ndërruar jetë në reanimacionin qëndror të QSUT.

Disa ditë më parë vajza e intoksikuar me fotoksinë ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë.

Shoqet e Dorildës, të tronditura, njoftuan të fejuarin e saj dhe i kërkuan ndihmë për ta çuar në spital por ky i fundit, siç tregojnë burimet, u tregua indiferent.

Mes panikut e frikës, shoqet e çuan vetë Dorildën në QSUT por për fat të keq, vajza nuk ia doli të mbijetojë.

Loading...