Pakujdesia – Shkon të djegë plehrat, gruaja i ve flakën fshatit

N. B ka shkuar ti vendosë flakën plehrave, por zjarri i ka dalë jashtë kontrollit, duke djegur 5 dynymë vreshta, barishte dhe shkurre.

Lajmin e bën të ditur policia e Pogradecit që ka bërë edhe ndalimin e gruas.

Pogradec

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetases:

N.B, 50 vjeçe, banuese në fshatin Grabovicë Pogradec.

Procedimi ndaj saj filloi pasi, në fshatin Grabovicë, duke djegur një sasi mbeturinash, shtetases N.B, i ka dalë zjarri nga kontrolli dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe prej 5 dynymë vreshtë, barishte dhe shkurre.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”.

Loading...