Edhe pse në fillim u raportua për një shpërthim eksplozivi, Policia ka informuar se ngjarja e ndodhur sot në mbrëmje në Vlorë është një atentat me armë zjarri në shënjestër të autorëve ka qenë shtetasi Eljus Thartori, 36 vjeç.
Thartori është plagosur në ballkonin e banesës së tij në lagjen “10 Korriku” në qytetin e Vlorës.
Thartori është ish-mësues fiskulture në shkollën ‘Teli Ndini’, i përjashtuar pasi u mësua se më herët u zbuluar se ishte dënuar me 10 vite burg për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
Thartori dha mësim 8 vite në këtë shkollë edhe pse kishte qenë i dënuar për vrasje, ku Drejtoria Arsimore e Vlorës nuk kishte verifikuar dokumentacionin e tij dhe as i kishte kërkuar të sjellë dëshminë e penalitetit.