“Vlonjatet” – Poezi nga Serxho Hizma “Si yll është çdo vajzë,Se është jodi i detit. Flladi i Llogorasë,Çelësi i sekretit”

VLONJATET
.
Si yll është çdo vajzë
Se është jodi i detit
Flladi i Llogorasë
Çelësi i sekretit
.
Është krip e Nartës
Që i bën me shije
Bën siç bën vlonjatet
Çdo vajzë Shqipërie
.
Ndofta KusBabaja
Mundet dhe Sazani
Ndofta Orikumi
Që i bën si xhani
.
Mos është fllad i Çikës
A mjalti Kaninës
Që i ëmbëlson
Ato dita ditës
.
Nuk e kërkoj më
Kush vallë u dha shije
Se vajzat vlonjate
Kanë nur Perëndie
.
Është Zoti vetë
Që kur i krijoi
Plot nur edhe lezetë
Ai i gatoi

Kurse ne na tha
Ato ne i shquam
Dhe detyrë na la
Vetëm që ti duam
.
Ndaj lavdinë tja japim
Vetëm Perëndisë
Dhe nënës vlonjate
Që u ka dhënë sisë/Serxho Hizma

Loading...