Analisti Aleksandër Çipa: “Koha, edhe në ndërgjegjen e shumicës politike të PS është në grahmat e fundit”

Analisti dhe gazetari i njohur Aleksandër Çipa shprehet se Partia Socialiste edhe pse shumicë qeverisëse po udhëton në një kohë krize.

‘Kjo shumicë e kryesuar nga kryeministri duket se ka një problem me sensin e kohës, duket se në 6 vite e qeverisjes ka udhëtuar përgjatë një mungese të institucioneve më të rëndësishme që formësojnë Republikën.

Koha, edhe në ndërgjegjen e shumicës politike të PS është në grahmat e fundit.

Dhe për këtë arsye mendoj se muaji shtator në mos do të sjellë një marrëdhënie të re, do sjellë një situatë dhe kapitull të ri në lëvizjet politike’, tha Çipa, i ftuar në Ora News.

Ndërkohë, i pyetur nga gazetarja Beti Njuma se nëse një negative për Shqipërinë për negociatat do ishte një shuplakë për qeverisjen e Ramës, gazetari shtoi ‘Do jetë një argument më shumë për opozitarizmin politik në vend, pse jo edhe një premisë shtesë për përshpejtimin e procesit të parakohshëm të zgjedhjeve.’

Beti Njuma: Besoni se do të ketë zgjedhje të parakohshme?

Aleksandër Çipa: Në këto premisa të krijuara, në këtë situatë dhe krizë të kaq të tejzgjatur ky është një proces jo vetëm i paramenduar, por shpesh sipas arsyetimit tim mund të jetë edhe i pashmangshëm. Në cilësinë time si gazetar që ka interesim të shtuar të diplomacisë, por edhe të Budenstag për ta marrë në shqyrtim krizën e tejzgjatur të politikës shqiptare në vend. Në shtator do e kemi më të shtuar dhe evidente këtë prezencë.

Loading...