Madje mediat e kanë cilësuar si politikanen që ka në dorë të ardhmen e Evropës.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, shqiptarja shprehet mjaft e lumtur për emërimin e saj si këshilltare e një prej komunave më të rëndësishme të Suedisë.
”Jam jashtëzakonisht e nderuar që jam emëruar si këshilltare. Ky është një mision i rëndësishëm dhe një mision që detyron: Unë, së bashku me partinë time në Gothenburg, do të përfaqësoj më shumë se 70 000 gothenburger që votuan për demokratët socialë. Po ashtu është detyrimi ynë i guximshëm për të luftuar ndarjen duke vendosur mirëqenien në radhë të parë. Për mua, Gotheborgu i fortë është një Goteborg që qëndron së bashku. Rritja ekonomike duhet të bëhet pjesë shumë e rëndësishme, kushtet duhet të jenë më të mira për zhvillimin e transportit publik”, shkruan Hoti në Facebook.
Një gjë është e qartë -thotë Hoti- Gothenburgut i duhet përsëri një regjim social demokratik. Prandaj, do të bëj çmos për t’u siguruar që ne të fitojmë zgjedhjet e vitit 2022.
Edhe ministri Behgjet Pacolli ka uruar Blerta Hotin për detyrën e re.
“Dikur azilkërkuese në Suedi, sot e emëruar në një post drejtues pikërisht në Suedi. Blerta Hoti merr timonin e komunës së dytë më të madhe në Suedi, Göteborg. Urime Blerta!”