Meta nga maja e Korabit: “Po ku ka si ti moj Shqipëria ime”

Me vargjet monumentale të këngës, “Po ku ka si ti moj Shqipëria ime…” , këngë e cila ilustron ngjitjen e tij në majën e Korabit, Presidenti Ilir Meta i ka përshëndetur këtë mëngjes, qytetarët shqiptarë,

Në video shihet Presidenti tek bën simbolin e shqiponjës me të dy duart nga maja më e lartë e vendit.

Këtë video të titulluar “Krenar për malet tona”, Meta e ka shoqëruar me shënimin: “Mirëmëngjes të dashur miq! Duke ju uruar një fundjavë të mbarë, ju ftoj të shijoni këto pamje mahnitëse nga ngjitja në majën e Korabit. Krenar për malet tona!” përfundon mesazhi i tij.

Loading...