Rruga e Arbrit – Pas dhjetëra vitesh premtime realitet brenda vitit 2021

Rruga e Arbrit është një vepër inxhinierike komplekse, e cila do të bëhet realitet pas dhjetëra e dhjetëra vitesh pritje e premtime brenda vitit 2021.

Duke publikuar pamje nga punimet në këtë rrugë, kryeministri Edi Rama u shpreh se kjo vepër po ndërtohet falë një Partneriteti Publik Privat, ku kompania investon kapital privat për realizimin e saj, ndërsa shteti e shlyen kompaninë brenda vitit 2031.

“Vijon… shtrirja e gjurmës së Rrugës së Arbrit, përgjatë të cilës do të shpaloset jo vetëm për dibranët, po për të gjithë shqiptarët dhe flukset e turistëve që kjo rrugë do të tërheqë drejt mrekullive natyrore të Dibrës, një tjetër pjesë e panjohur e trupit të mahnitshëm të Shqipërisë që duam”, u shpreh Rama.

Kryeministri solli po ashtu një shembull të thjeshtë për të gjithë ata që nuk dinë ç’janë PPP-të dhe hutohen e çoroditen nga gojët e shthurura të politikanëve e komentatorëve parazitë, hipokritë e cmirëzinj.

“Atë që shteti mund ta bënte për 13 vjet (sepse ka edhe shumë e shumë gjëra të tjera për të bërë dhe s’mund t’i hedhë tërë ato fonde në një gjë të vetme), investimi i kapitalit privat e bën për 3 vjet, në marrëveshje me shtetin, që garanton shlyerjen e investimit”, tha ai./atsh

Loading...