Aksidenti ndodhi në xhiron e dytë, pas daljes nga kthesa Eau Rouge, ku makinat e Marino Sato, Anthoine Hubert dhe Juan Manuel Correa u përplasën.
Siç shihet edhe nga pamjet makina e pilotit francez u nda në dy pjesë.
“Si pasojë e aksidentit, FIA njofton me trishtim se drejtuesi i mjetit numër 19, Antoine Hubert, nuk i mbijetoi plagëve të marra dhe ndërroi jetë në orën 18:35”, thuhet në njoftimin e Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit.
Pas aksidentit gara u ndërpre.
Loading...