Vlorë, ulet numri i të prekurve nga sëmundjet kronike të mushkërive

Falë ndërgjegjësimit të qytetarëve vlonjatë për evitimin e faktorëve të rrezikut të SPOK, vihet re një ulje e numrit të tē sëmurëve nga 142 në vitin 2017, në 86 raste deri më sot për vitin 2018.

Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë në Vlorë ka bërë apel për të kryer një spirometri, për burrat dhe gratë e moshës mbi 40 vjeç që janë duhanpirës.

Nëse dikush ka disa nga simptomat e mëposhtme, rekomandohet që të drejtohen tek mjeku. Mosmbushje me frymë, shtrëngim në kraharor, kollë me mukus sidomos në mëngjes si dhe fishkëllima në frymëmarrje. /atsh

Loading...