Arrestohet nga policia ish-drejtori i Agjencisë së Shërbimit e Mirëmbajtjes, Armand Mamami.
Nga raportimet e para, bëhet e ditur se Mamami akuzohet për shpërdorim detyre.
Mësohet se arrestim i tij është bërë pasi i kishte dhënë lejë një subjekti privat që të shfrytëzonte energjinë elektrike nga godina e Drejtorisë së Agjencisë së Trajtimit Social.
Fillimisht u shoqërua pronarja e këtij subjekti, L.B. 53 vjece, e cila pasi ka dhënë sqarime se energjinë e merrte me lejen e Armand Mamanit, policia ka arrestuar këtë të fundit.
Mamani më herët ka mbajtur edhe postin e drejtorit të Spitalit, ku u shkarkua për shkelje.
Pak ditë më parë kryetari i bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Golemi denoncoi duke thënë se në bashkia ka persona që e marrin rrogën kot, pasi kanë abuzuar me detyrën.