Pema e parë- Nëse keni zgjedhur këtë pemë, kjo do të thotë se jeni natyrë serioze dhe shumë të strukturuar. Të pëlqejnë gjërat e bëra mirë dhe ke siguri në vete.
Përgjithësisht e di atë që do dhe mundohesh që ta marrësh, por shpesh e ndjen që po rrezikon shumë. Duhet të vendosni se çfarë doni, duke marrë parasysh edhe rreziqet.
Pema e dytë- Nëse ke zgjedhur këtë pemë do të thotë se je një person shumë ëndërrimtar. Problemi yt më i madh është se ajo që të pëlqen sot, nesër nuk të bind më. E keni vështirë të jeni të qëndrueshëm. Shijoni çdo eksperiencë dhe kërkoni emocione të reja.
Pema e tretë– Nëse keni zgjedhur pemën e tretë kjo do të thotë se jeni një person i qetë dhe që pëlqen kënaqësitë e vogla të jetës. Mund të emocionohesh deri në lot, qoftë nga një perëndim dielli dhe pëlqeni të pini kafen në shtëpi, duke parë se si bie shi jashtë. Mundoheni të shijoni çdo kënaqësi që ju dhuron jeta. Problemi është se shpesh e keni të vështirë të merrni një vendim. Po ashtu duhet të ndani mendjen dhe të vendosni se ku do shkoni, ose në të kundërt do e bëjnë të tjerët për ju.
Pema e katërt- Nëse keni zgjedhur këtë pemë, është sepse jeni të pasionuar pas jetës. Ju pëlqen ta jetoni në maksimum dhe të keni eksperienca intensive. Nuk dëshironi që të humbni asgjë dhe në fund të fundit e keni kuptuar se jeta është bërë për ta shijuar. Kjo gjë bën që të jetoni gjithmonë duke vrapuar dhe shpesh përfundoni të lodhur. Kështu që duhet të kujdeseni më shumë për veten dhe të ndaleni pak, në mënyrë që ta shijoni më mirë pjesën tjetër