Salianji: “Zgjedhjet mund të jenë shumë afër dhe do të jenë shumë afër pa asnjë diskutim, sepse kriza politike do të zgjidhet me zgjedhje të lira dhe të ndershme, të përgjithshme dhe lokale njëkohësisht”

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora tha se zgjedhjet janë shumë afër dhe do shërbejnë për zgjidhjen e krizës politike.

“Zgjedhjet mund të jenë shumë afër dhe do të jenë shumë afër pa asnjë diskutim, sepse kriza politike do të zgjidhet me zgjedhje të lira dhe të ndershme, të përgjithshme dhe lokale njëkohësisht” – u shpreh Salianji.

Më tej Salianji konfirmoi se opozita shqiptare nuk do të ndryshojë strategji për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Salianji: Në botë njihen shumë tiranë, diktatorë, apo njerëz që në momente të caktuara çmenden. Prandaj sistemi në momente të caktuara vendos sistemin e ‘Check and balance’.

Gazetari: Do të ndryshojë opozita strategji pasi protestat nuk sollën atë rezultat që pritej?

Salianji: Ne nuk jemi në ndryshim strategjie, ne jemi në të njëjtën strategji. Kemi dalë me qytetarët. Po takojmë me ata, po protestojmë me qytetarët, por mendojmë si ata. Padyshim nuk ka ndryshim strategjie dhe ky nuk ishte një hap se lamë ne mandatet dhe do reflektonte. Një njëri që fut kriminelët në parlament, një njeri që flet me përdhunuesit, me banditë, me trafikante dhe të gjithë shtetin e ka ndarë në parcela dhe e ka kthyer kanabizimin në fenomen për qeverisjen e tij, padyshim ne nuk prisnim që të ikte që ditën e parë. Kjo është një rrugë e cila do të matet rezultati në fund të aksionit.

Ne nuk jemi në fund të aksionit. Jemi në këtë rrugë, jemi drejt përfundimit të kësaj rruge dhe drejt hapjes së rrugës së Shqipërisë me një qeverisje që mendon për qytetarët. Një njëri që nuk ka ndërgjegje nuk ikën me qejf. Jemi në vazhdimësi të një aksioni që ka nisur në 16 shkurt. Do ta shohim sepse nuk mund të gjykohet një aksion që kërkon të ndryshojë një sistem 30 vjeçar ta gjykosh për 5 muaj. Opozita në çdo sondazh është shumicë edhe në atë që bëri Ora News. ne kemi mbështetje popullore, por nuk përkthehet në votë sepse vidhen zgjedhjet.

Loading...