Përballë shqetësimit të shumë besimtarëve, Ati i Shenjtë e nisi meshën duke kërkuar ndjesë për vonesën, teksa pati edhe një kërkesë për të gjithë të pranishmit në shesh, një duartrokitje për skuadrën e zjarrfikësve që bënë të mundur shpëtimin e tij.
Shkak për bllokimin e ashensorit dyshohet se ka qenë një luhatje tensioni.
“Dua t’ju kërkoj ndjesë që u vonova, por një defekt i papritur në ashensor më la brenda tij për 25 minuta.
Ashensori u bllokua nga një luhatje tensioni, falë Zotit aty erdhën zjarrfikësit të cilët i falenderoj pa masë dhe defekti u rregullua. A mund të kem një duartrokitje për forcat zjarrfikëse”, tha Papa.
Loading...