Salianji thotë se “Një njëri që nuk ka ndërgjegje nuk ikën me qejf”.
“Ne nuk jemi në ndryshim strategjie, ne jemi në të njëjtën strategji. Kemi dalë me qytetarët.
Po takojmë me ata, po protestojmë me qytetarët, por mendojmë si ata. Padyshim nuk ka ndryshim strategjie dhe ky nuk ishte një hap se lamë ne mandatet dhe do reflektonte.
Një njëri që fut kriminelët në parlament, një njeri që flet me përdhunuesit, me banditë, me trafikante dhe të gjithë shtetin e ka ndarë në parcela dhe e ka kthyer kanabizimin në fenomen për qeverisjen e tij, padyshim ne nuk prisnim që të ikte që ditën e parë.
Kjo është një rrugë e cila do të matet rezultati në fund të aksionit. Ne nuk jemi në fund të aksionit.
Jemi në këtë rrugë, jemi drejt përfundimit të kësaj rruge dhe drejt hapjes së rrugës së Shqipërisë me një qeverisje që mendon për qytetarët. Një njëri që nuk ka ndërgjegje nuk ikën me qejf”- u shpreh Salianji.