Ermal Meta shkruan shprehjen popullore në shqip, “çmenden” italianët nga kuptimi

Ermal Meta u shndërrua në një prej këngëtarëve më të dashur për publikun shqiptar që me pjesëmarrjen e tij në Eurovizion, ku përfaqësoi Italinë.

Ai ka postuar së fundmi një foto të cilën e shoqëron me një shprehje të shkruar në shqip, gjë që ka sjellë konfuzion tek ndjekësit e tij italianë.

Këngëtari shkruan:

Rri shtrembër dhe fol drejt.”
REPLIKAT NËN FOTO:

Çfarë? Unë flas pak italisht dhe pak anglisht. Nuk e kuptoj gjuhën tënde.”
Këtë radhë duhet përkthimi.”
Shqipja nuk është një gjuhë e lehtë.”
Unë nuk kuptova gjë, vetëm fjalën e fundit.”
Në ndihmë italianëve iu erdhën komentuesit shqiptarë duke i përkthyer në italisht shprehjen e Ermal Metës.

Një komentuese shqiptare u ka shpjeguar:

Është një shprehje në shqip “Rri shtrembër dhe fol drejt”, pak a shumë. Mbase në italisht nuk ka shumë kuptim, por tek ne po.”

Loading...