Ku ka më bukur se të ngrihesh në mëngjes e të dëgjosh ëmbëlsisht fjalinë: Nuk ka ujë – Nga Elma Doresi

E dua Tiranen! 😍

Ku ka me bukur se te ngrihesh ne mengjes e te degjosh embelsisht fjaline : Nuk ka uje.
Dhe ketu nis bukuria e dites ne Tiranen tone te bukur.
Pasi je lare me kovat e ujit ti del nga shtepia.
Makina jote dhe pse e lare 1 dite me pare ka zene perden e pluhurit. Ah sa bukur ah. E pastaj nisesh per te ndaluar….pas 10 metrash, sepse makina e plerave ka ndaluar ne rruge por ty kjo gje nuk te krijon aspak problem : Mjafton qe ajo po merr plerat. Eshte kaq bukur ky udhetim mengjesi. Me ne fund rruga duket e lire por perseri ndalon.

Cfare ndodhi?Aksident? Jo, eshte polici qe ka dal te drejtoj trafikun pasi nuk ka besim tek semafori dhe ketu nis nje kakofoni aq e bukur, rruga nga dy behet me kater korsi, borite fillojne simfonine e tyre dhe kaq te mjafton per te thene : Ah, jam ne Tirane. Kalon tek polici dhe e falenderon per faktin se semafori eshte I kuq por ai eshte aq dashamires sa te lejon edhe ty qe pas 40 minutash duhet te kalosh.

Mendon se ja hodhe por jo. Oh zot, kangjellat. Sa me kishte marr malli. Jemi tek rruga elbasanit. Po ndertohet dhe aty serish nje super trafik. E njoh ate trafik.

Eshte trafiku I Tiranes qe dua. Tashme jemi te qete, trafiku eshte pjese e jona. “ Per 1 ore e beme rrugen “ thote im at dhe ndihet lumturia ne fjaline e tij. Po tani? Ah, serish nje makine tjeter plerash. “ Po perse nuk I bejne naten keto pune” thote im at. Aty me kujtohet Zoti Filimon tek Njeriu qe pa vdekjen me sy. Nuk ben I thashe.

Ne veper thuhet se punet duhet te behen ne mesin e dites, mundesisht ne oraret kur rruget jane te mbipopulluara. Vetem keshtu populli bindet dhe e shikon me syte e tij qe ketu punohet. Sa bukur. 1 ore e 30 minuta ne makina.

Pak para se te dalesh nga pazari I ri cte shikosh? Ohhhh kangjella serish. Nuk e di pse jane vene por cfare rendesie ka . Te pakten disa makina kane gjetur parkim falas sot. Vazhdoj per posht ne Porcelan. Ahh nje kanal te shoqeron gjate rruges, I hapur. “ Nuk mjaftoj vera “ vazhdoj im at.
Aty acarohem me babin dhe I them : Nuk thua shyqyr qe po punohet. Popull I pakenaqur mbetet perhere dhe ketu I jap gaz makines , per pak sa nuk perplasem me ate tipin qe dicka iu kujtua dhe ndaloj ashtu bam bam ne mes te rruges, zbriti, dhe iku. Makinen e la aty. Ku ka si Tirona mer jahu.

Me thoni nje vend te botes qe ndodh kjo?Asnje. Vetem tek ne ndodhin mrekulli te tilla. Me ne fund mberrij ne lagje, ulem ne kafe, duhet. Beme xhiro dhe na shkoj rruga dy ore. Ka te drejte Lali babi I them, duhet te ecim ne kembe. Dhe ty do te bej mire per kembet qe calon.

Ne lagje shoh nje grop te madhe. Dheu anash si te kete plasur nje bombe dhe ka shperthyer dheu. E rrethuar e gjitha me shirita. Po xhirojne – pyes une kamarierin. Jo tha ai, ka plasur nje tub. E riparian me ne fund. Sa bukur, Tirane pra lale. Po mire I them une serish kamarierit, perse nuk e mbyllen ? Eeeeee…ti thuaj shyqyr e rregulluan dhe iku te me bente kafen.

Ah, mrekulli kjo pamje. Me dukej vetja fiks si ne xhirimet e nje filmi. Kthehem ne shtepi. Duhet nje dush. “ Nuk ka ardh uji “ bertet mami nga ballkoni e duket qe nga zeri qe nuk eshte ne ditet e saj me te mira. Nje mrekulli kjo dite shtatori ne Tiranen e 2019.
I love you Tirana.😍/Elma Doresi

Loading...