Itali – Shkatërrohen 3 grupe kr.iminale në Itali,kapoja shqiptar

Këtë mëngjes, ekipet policore të Chieti, Itali, kanë arrestuar 25 persona për trafik droge.

Tre organizata kriminale janë shkattërruar, të përbëra nga italianë dhe shqiptarë, që vepronin në provincat e Chietit, Pescara dhe L’Aquila dhe që vazhdimisht janë marrë me shpërndarjen e drogës.

Grupi i parë i njohur si “Canale albanese”, e kishte bazën në një fermë bujqësore të izoluar në komunën Bucchianico. Ai ishte e përbërë nga ballkanas dhe drejtohej nga një 30-vjeçar shqiptar, pa dokumenta qëndrimi, që ishte vendosur në krye të një rrjeti të dendur trafiku droge në territor.

Grupi i dytë i evidentuar si Gruppo Salino, që përbëhej kryesisht nga tifozeri e organizuar e futbollit në Chieti Calcio “89 mai domi”, kishte krijuar selinë e vet në dy klube të njohura, njeri pub dhe tjetri restorant. Ishin pikërisht këto dy aktivitete tregtareku gjatë jetës së natës, lulëzonte shitja e kokainës.

Për shkak të veçorisë së këtij grupi kompakt, agjentët e Policisë italiane arritën përmes kamera të fshehta të hetojnë dy lokalet dhe të mblidhnin prova thelbësore për hetimin.

Gjatë hetimti, u pikas dhe “Gruppo pescarese”, po ashtu i përfshirë në shitjen e drogës.

Nga operacioni kapën 32 kg marihuanë, sasi të mëdha kokane dhe hasashi si dhe 73 mijë euro të fituara nga tregtia e paligjshme.

Loading...