Shpëtohen fëmijë, burra dhe gra afgane në detin Egje nga anija shqiptare

Sot në orët e para të mëngjesit, anija Oriku, e cila është me mision në detin Egje ka diktuar në zonën e patrullimit, një gomone me emigrantë në bord.

Më pas është bërë shoqërimi i saj tek Roja Bregdetare turke, e cila bëri edhe procedurat e imbarkimit për t’i dorëzuar autoriteteve vendase.

Në gomone ndodheshin 25 emigrantë, prej të cilëve 5 gra, 5 fëmijë (4 fëmijë dhe 1 foshnjë) dhe 15 burra me kombësi afgane.

Loading...