Ish-komisari i policisë Elvis Kalamishi, ka humbur betejën me sëmundjen.
Kalamishi ka ndërruar jetë pas disa operacioneve.
Vdekjen e ka konfirmuar Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim, e cila lajmëron ndarjen nga jeta të ish-komisarit.
“Me hidhërim mësuam largimin prej nesh të kolegut tonë të nderuar, komisar Elvis Kalimishi. Një koleg i përkushtuar dhe njeri dinjitoz humbi betejën me vdekjen pas një lufte të gjatë operacionesh.
Shprehim ngushëllimet më të thella familjes, të afërmve dhe kolegëve të Organizatës së Policisë.
I përjetshëm qoftë kujtimi i Komisar Elvis Kalamishi”, – thotë Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim.
Loading...