Një vajzë që u martua me njerkun e saj zbuloi se si u takuan fillimisht kur ajo ishte një adoleshente në dasmën e tij për nënën e saj.
Sarah, 28 vjeç, nga Uellsi i Jugut, ishte vetëm 14 vjeç kur u njoh për herë të parë me Davidin, 69 vjeç, i cili ishte duke u martuar me nënën e saj, gruan e tij të dytë.
Ndërsa Sarah nuk po jetonte me nënën e saj në atë kohë, ajo krijoi një ‘miqësi të natyrshme’ me Davidin gjatë vizitave dhe ata zbuluan se shijonin gëzonin shoqërinë e njëri-tjetrit, shkruan DailyMail.
Pasi martesa e Davidit me nënën e Sarës dështoi, ai bëri publike dashurinë e tij për Sarën, atëherë ende një adoleshente, dhe çifti lidhi kurorë kur ajo mbushi 18 vjecc.
Pavarësisht se është mohuar nga familja e saj, Sarah, e cila ka dy binjake me Davidin, këmbëngul se ajo është e lumtur me zgjedhjen e burrit të saj, edhe pse nuk ka ‘romancë’ në marrëdhëniet e tyre./lajmifundit.al