99 -Vjet nga perfundimi i Luftës së Vlorës kunder pushtuesve italianë!Lavdi Luftës epike të Vlorës.Mirënjohje dhe nderim dëshmorëve të atdheut!

1920- 3 shtator -2019.
99 -Vjet nga perfundimi i Luftes se Vlores kunder pushtuesve italiane.

Nje faqe e ndritur e historise se popullit shqiptar, e cila u perkujtua sot ne Vlore.

Festimet i çeli Orkestra frymore e QKA- Bashkia Vlore, vazhdoi me Homazhe ne Varrezat e Deshmoreve te Atdheut e me pas nje tubim ne Teatrin “Petro Marko”.

Merrnin pjese Kryetari i Kuvendit z. Gramoz Ruçi, deputete, drejtues te pushtetit vendor, perfaqesues te familjeve te deshmoreve dhe qytetare te Vlores.

Organizimi i ketij aktiviteti erdhi si bashkepunim i Prefektures se Qarkut Vlore, Bashkise Vlore dhe Teatrit “P. Marko”.

Viti 2020 mbushen 100 vjet te kesaj epopeje dhe idea eshte qe ky vit ti kushtohet kesaj ngjarje te lavdishme te popullit shqiptar. Lavdi Luftes epike te Vlores.

Mirenjohje dhe nderim deshmoreve te atdheut.

#luftaevlores#; #100vjetori#; #historiepopullitshqiptar#

Loading...