A nga vitet që po ikin , a nga malli nostalgjia, rrëke loti nëpër faqe , më shtrydhi fotografia…Nga Natasha Limaj

FOTOLETRËN SHPIRTËZOVA

Nga Natasha Limaj 

A nga vitet që po ikin , a nga malli nostalgjia ,
Rrëke loti nëpër faqe , më shtrydhi fotografia…
Dallgë – dallgë gufoi zemra, fotoletrën shpirtëzova
Rreth asaj, sofre fisnike, sylotuar bëlbëzova….
As me lajle ,as me lule, por e zeza mbretërore
Sharm’i sojit pelerinë , fytyrat qeshje diellore…
Adhurim për zonjërinë , mbuluar nga mirësia,
Bu-bu…, seç u gëzon zemra , tym e flak ngrihet dollia…
Jo-jo… , se jam arkaike e për kohën nostalgji
Dua… që, dhe ne, si zonjat , zemrën plot me dashuri!…
N . L . ( F ) . 1 / 08 / 2019

Loading...