Helikopteri po filmonte garën e çiklizmit, zbulon ha.shash në tarracë

Gazeta “Marca” ka publikuar një video nga helikopteri të garës së çiklzimit që po zhvillohet në Spanjë.

Por kameramani që po filmonte nga helikopteri, ka zbuluar një plantacion me marijuanë në çatinë e një ndërtese në Igualada.

Fillimisht askush nuk e kuptoi se në tarracë kishte kanabis, por një oficer policie që po ndiqte garën e ka fiksuar menjëherë imazhin dhe ka lajmëruar kolegët e tij.

Policia gjeti 40 rrënjë kanabis të cilat u asgjësuan. Ende nuk ka asnjë të arrestuar. Zbulimi me kamera u bë pikërisht kur po shpallej fituesi i garës.

Loading...