Aktori Julian Deda në një postim në “Facebook” i ka adresuar një mesazh kreut të demokratëve Lulzim Basha.
Sipas Dedës nuk ka asnjë artist në strukturat e larta të PD-së, ka zero artist rreth vetes dhe se ata ishin aty, por papritur u nxorën nga dera e PD-së.
Lul Basha thote se e ka hapur garen, ka hapur deren e partise dhe nder te tjera hedh idene se “pse jo qe intelektualet te mos marrin ne dore dhe te japin kontribut ne struktuara te larta te partise”. Nder intelektuale permendi edhe artistet.
Jam dakort me Lulin, por vetem ne leter, sepse ne realitet eshte krejt ndryshe situata. Sa per kujtese i dashur kryetar i PD-se, nuk ke asnje artist ne struktuarat e larta drejtuese te partise, nuk ke asnje artist ne kryesine e partise, nuk ke asnje kokerr artisti ne grupin tend parlamentar dhe as ne grupin e keshilltareve bashkiake as te Tiranes dhe ne asnje nga bashkite me shumice te djathta.
Pra ke zero artist afer vetes. Jo se mund te te bejne ndonje pune se mbase nuk te duhen dhe eshte e drejta jote e zgjedhjes, por meqe i permende u ndjeva i detyruar te ta kujtoj kete fakt. Artistet aty i kishe, por dolen “papritur” nga ajo dera e partise qe ke lene hapur.