Nënkryetari demokrat Edi Paloka ka reaguar përmes një shenimi në faqen e tij në facebook pas një ceremonie në selinë e qeverisë.
“Del përpara kamerave dhe si sadist shijon lotët e ca të mjerëve që për një copë bukë më shumë bëhen pjesë e një shfaqjeje të neveritshme”, shkran Paloka.
Ja postimi i tij:
Ka nxjerrë përpara kamerave, në krah të tij, në zyrat superlluksoze të kryeministrisë ( 5 milion euro “rikonstruksioni” ) një grua që e falenderon (madje dhe duke u përlotur) sepse i ka ngritur pensionin të ëmës nga 44 mije lek të vjetra në 124 mijë lek të vjetra…
Ai që ka zhytur dorën në xhepin e çdo shqiptari dhe ju grabit miliona çdo ditë.
Ai, të cilit vetëm fotoja me Cristiano Ronaldon i kushtoi sa do të rezultonte pensioni i përjetshëm i asaj gruaje.
Ai që sot është kryeministri më i pasur në botë sepse vjedh dhe sundon mbi popullin më të varfër në Evropë.
Del përpara kamerave dhe si sadist shijon lotët e ca të mjerëve që për një copë bukë më shumë bëhen pjesë e një shfaqjeje të neveritshme.
Hiqesh si ëngjelli shpëtimtar i tyre!
Po mallkimet e qindra mijëra të tjerëve a i dëgjon? Urrejtjen e tyre a e ndjen?
Sigurisht që po! Të mbërrijnë edhe në vilen – kullë miliona euroshe të Surrelit. Prandaj leviz me 30 makina eskortë e i ngjeshur me antiplumb…