Babai me qëlloi me pëllëmbë, unë nuk durova dot dhe e q.ëllova me sëpatë

Arjan Shahaj, persni qe disa dite me pare i mori jeten babait te tij 77-vjeçar, ka rrëfyer motivin.

I riu nga Memaliaj është shfaqur i qetë gjatë marrjes në pyetje. Gjithashtu, 35-vjeçari nuk ka shfaqur asnjë pendesë për ngjarjen në pyllin e fshatit Shalës.

Para uniformave blu në Komisariatin e Gjirokastrës, ai ka pohuar se e g oditi q ëllimisht me sëpatë të atin, për ta lënë të pajete, duke rrëzuar çdo alibi se v rasja nuk ka qenë e qëllimshme. Duke rrëfyer ngjarjen me detaje, Arjan Shahaj pranoi autorësinë dhe shpjegoi se e v rau të atin pasi ai e k e qtrajtonte.

“Babai më ka keqtrajtuar që i vogël. Ditën e ngjarjes më thoshte hip në një pemë dushku të lartë dhe pri degët. Unë e kundershtova dhe ai me q ëlloi me p ëllëmbë. Nuk durova dot dhe e q ëllova me sëpatë”, mësohet të ketë thënë i riu nga Memaliaj.

Gjithçka ka ndodhur pas një debati të momentit babë e bir, kur 35-vjeçari, sipas pretendimeve të tij, i lodhur nga mënyra se si trajtohej në familje.

Më pas ai është larguar në drejtim të Tiranës, duke përshkuar me këmbë shtigjet dytësore mes maleve, në drejtim të rrugës nacionale, ku edhe u ndalua nga postblloku i Policisë.

Loading...