Policia italiane nuk do të ndalojë automjetet që qarkullojnë me patenta shqiptare

“Aktualisht jemi njoftuar për hyrjen në fuqi të amendimit të marrëveshjes më datë 8 shtator 2019.

Nga kjo datë dhe në vazhdim të gjithë bashkëkombësit rezident në shtetin Italian që duan të konvertojnë këtë model leje drejtimi, mund të paraqiten pranë zyrave të transportit me këtë model leje drejtimi për aplikimin për konvertim të lejes së drejtimit model i ri”, sqaron Rozeta Shira, drejtoria e Drejtuesve të Mjeteve.

Pala italiane sqaron qytetarët shqiptarë se si duhet të veprojnë përgjatë 1 viti nga momenti kur janë bërë rezidentë atje.

“Përgjatë kësaj periudhe duhet të kërkojnë konvertimin e patentës pa pasur nevojë të japin menjëherë provimet, por vetëm një kontroll për gjendjen fizike dhe mendore”.

Loading...