Nje grua ndalohet ne aeroport,ja çfarë fshihte në valixhe

Forcat e policisë së zyrës së emigracionit në ishujt Filipine kanë ndaluar një grua amerikane, pasi i gjetën një foshnje të sapolindur në valixhe.

Autoritetet vendase thonë se ajo po përpiqej të largohej nga vendi duke e fshehur fëmijën që kishte vetëm gjashtë ditë që kishte lindur.

Gruaja ishte duke udhëtuar e vetme dhe nuk kishte mjet tjetër identifikimi veç pasaportës. Stafi dyshoi se valixhja e saj e tejkalonet peshën e lejuar, ndaj bëri një kontroll. Për habinë e tyre, brenda gjetën foshnjen.

Gruaja nuk kishte asnjë mjet identifikimi për fëmijën, por ajo këmbëngulte se ishte tezja. Çështja i ka kaluar zyrës filipinase për hetime të trafikut njerëzor.

Loading...