Polemika për Topin e Artë 2018

Trofeu i Topit të Artë po krijon debat të madh këtë vit. Gjatë ditëve të fundit polemikat janë shtuar duke qenë se data e evenimentit përkatësisht 3 dhjetori, po afron.

Ka një video të përhapur nga “France Football” dhe “L’Equipe” që jep të dhëna se cilët janë lojtarët që mund të ngjiten në podium, tre kandidatë potencialë, Modriç, Mbappé dhe Varane.

Mungojnë Griezmann dhe Kristiano Ronaldo.

Ky është një trofe që jepet sipas vlerësimit të gazetarëve ndërkombëtarë, më saktë një për çdo shtet me kandidatët e tyre të përzgjedhur që duhet të plotësojnë këto kritere.

Performancën individuale apo kolektive, pra trofetë e lojtarit përgjatë një viti. Klasin e futbollistit, që duhet të ketë treguar talent dhe fair play në lojë. Karriera e lojtarit.

Polemikat shoqërojnë emrin e Varane, mbrojtësin e “Real Madrid”, që sidoqoftë ka fituar si Champions League ashtu edhe Botërorin. Një fitore e dyfishtë si ajo e Varane brenda një viti është arritur pak herë në historinë e futbollit.

Ndoshta Varane, edhe nuk e fiton dhe thjesht do ngjitet në podium, por sërish në njëfarë mënyre duket sikur sposton nga hierarkia Griezmanin, i cili ka fituar Europa League dhe Botërorin si protagonist, njëherazi edhe portugezin Ronaldo, autor të shumë golave dhe fitues i Champions Leagues. /atsh

Loading...