“Babi të kam shpirt”, vajza e vogël emocionon Blendi Fevziun

Bendi Fevziu është një nga gazetarët më të pëlqyer dhe më të ndjekur në Shqipëri ndërsa ditën e sotme është surprizuar live në emision.

I ftuar në “Rudina”, Fevziu ka marrë një mesazh nga vajza e vogël Alis, e cila është vetëm 3 vjeç.

Në një video-mesazh vajza i thoshte:
Babi të kam zemër, të kam shpirt.”
Kjo e emocionoi gazetarin, i cili tregoi se me të njëjtat rroba Alis ishte veshur sot në mëngejes dhe i kishte thënë atij ta shikonte se sa bukur dukej.

Fevziu tha:
Kjo ishte veshja e saj sot në mëngjes. Më tha: Shiko sa bukur jam veshur. Ajo është shumë kurioze dhe ndonjëherë habitemi nga mënyra se si i formon fjalitë. Në përgjithësi unë nuk e nxjerr vajzën, jam përpjekur të publikoj foto si hije sepse dua që kur të rritet të marrë vetë vendimin nëse do të bëhet publike.

Është një ndjesi krejtësisht ndryshe nga vajza e parë për arsye se i kushtoj shumë më tepër kohë dhe ajo e ndien këtë gjë dhe është shumë më afër meje.
Për ditëlindje i bëra dhurata të zakonshme. Ajo më kërkoi një veshje Halloëeen, donte të vishej si shtriga e vogël. Nuk i lexoj shumë libra, kemi një ritual që shikojmë bashkë filma vizatimorë që ajo pëlqen dhe luajmë. Unë pata një keqardhje këtë vit sepse për herë të parë pas vitit 1931 kur kanë filluar regjistrimet, viti 2017 kishte numrin e vdekjeve më të lartë se ai i lindjeve. Nuk ka asgjë më të mirë se fëmija.”
I pyetur se çfarë do të donte që vajzat e tij të merrnin nga ai, gazetari tha se e vetmja gjë që do të donte për vajzat e tij është që ishin të zonja për vete.

Loading...