Në një kohë kur vet presidenti Ilir Meta konfirmoi se do të ishte në Kuvend ku do të pyetej nga Komisioni Hetimor në lidhje me qëndrimin e tij për dekretin për shfuqizimin e zgjedhjeve, vjen një tjetër sqarim nga zëdhënësi i tij, Tend Blushi.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Blushi ka sqaruar se kreu i shtetit ditën e hënë 9data 9) do të jetë në Kuvend, në një orar të përpiktë, madje 1 minuta para orarit zyrtar kur ai është kërkuar.
“Të dashur kolegë gazetarë që vazhdoni të më pyesni nëse do të shkojë apo jo Presidenti Meta në Parlament.
Ju konfirmoj me përgjegjshmëri maksimale se:
Ditën e hënë, Presidenti Meta në ora 09:59 do të jetë në Parlament.”, shkruan Blushi.
Vet Meta dy dite me pare tha se mezi po priste qe te kthej ne Kuvend.