“Me nxënësat e mi në ditën më të rëndësishme, kurrë nuk kam shkëlqyer në univers, por sot të shkëlqyerit në univers janë nxënësit e mi”

Gentijana Maloku është një mësuese nga Vushtrria, e cila ka kurorëzuar dashurinë e saj me martesë.

Në ditën e saj më të veçantë, ajo nuk u largua nga nxënësit, me të cilët kalon një pjesë të madhe të ditës.

Në klipin dhe fotografitë e dasmës, Gentijana vendosi që të mos pozojë pranë partnerit, por u rrethua nga djemtë e vajzat që i jep mësim çdo ditë.

“Me nxënësat e mi në ditën më të rëndësishme, kurrë nuk kam shkëlqyer në univers, por sot të shkëlqyerit në univers janë nxënësit e mi”, shkruajti ajo në një grup të mbyllur në Facebook, raporton Indeksonline.

Loading...