Nis nga Lungomare – Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nisi sot një aksion të gjerë shembjesh që do të shtrihet në gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nisi sot një aksion të gjerë shembjesh që do të shtrihet në gjithë vijën bregdetare të Shqipërisë.

Operacioni filloi përgjatë shëtitores bregdetare të Vlorës, Lungomare deri në Orikum, ku do të prishen mbi 60 objekte një dhe dy katëshe me funksion shërbimi.

“Objektet e planifikuara për t’u prishur janë të paligjshëm”, njoftoi IKMT dhe u bëri thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe bashkëpunim, pasi ligji dhe e drejta e shumicës së qytetarëve për hapësirat publike do të zbatohet.

Loading...