Sipas tij, ky i fundit qëndron pas vjedhjeve, korrupsionit dhe inkriminimit.
Me anë të një njoftimi në “Facebook”,Balliu thekson se shënjestra e qytetarëve dhe e flakëve të drejtësisë është Rama, ndërsa shton se ka kapur institucionet e shtetit, ka shkelur ligjin dhe Kushtetutën sa herë i nevojitet.
Ndër të tjera, ish-deputeti tha se cilido që bashkëpunon me krimet e Ramës, duhet të përgjigjet para drejtësisë.
Postimi i plotë:
SHËNJESTRA ËSHTË RAMA
Në llumin e ngritur nga korrupsioni masiv, mega vjedhjet, inkriminimi i institucioneve të shtetit, vjedhja e votës, shkatërrimi i zgjedhjeve, varfërimi i qytetarëve është një krim i madh me pasoja të rënda.
I pari që e di shumë mirë dhe e kupton këtë është Edi Rama, i cili kërkon të shpërndajë zjarrin për t’i vënë flakën gjithkujt, me qëllim që të shpëtojë vetë kur të vijë ora e drejtësisë, e cila tashmë është në prag.
Për shembull, të gjithë e dimë që Rama i ka kapur institucionet e shtetit dhe që e shkel ligjin dhe Kushtetutën sa herë i nevojitet.
Lind pyetja, pse kërkon ti kalojë koncesionet në Parlament?
Qëllimi është i qartë:
Për ti përfshirë të gjithë në vjedhjen e tij, në krimin e tij, në aferat korruptive të tij, në mënyrë që nesër të bëjë kurban një nga ato deputetë apo biznesmenë.
Por e vërteta është një dhe e vetme.
Pas vjedhjes, korrupsionit dhe inkriminimit fajtor i vetëm është Edi Rama.
Nuk është rastësi që Rama fut në lojë emra të ndryshëm për krimet e tij, por këtë e bën me qëllimin e vetëm: të shpëtojë veten.
Ka për mision të fajësojë partinë, një deputet, një biznesmen apo kushdo qoftë edhe qytetarë të thjeshtë, madje është i gatshëm të provokojë edhe përplasje të Policisë me qytetarët, mjafton të shpëtojë kokën e tij.
Por këtu fajtori i vetëm është ai.
Është ai që solli dhe krijoj, apo më saktë detyroj krijimin e oligarkisë, që deri dje nuk ekzistonte.
Është ai që krijoj Parlamentin e inkriminuar që dje nuk ekzistonte.
Është ai që vjedh zgjedhjet.
Është ai që vjedh votat.
Edhe raporti i OSBE/ODHIR nuk është për qeverinë por për Edi Ramën.
Është ai që sulmon pluralizmin.
Të gjitha këto i bëri me dhunë, me detyrim, me kërcënim nga fuqia që i buronte nga marrëdhënia e tij personale me krimin.
Arsyeja pse sot nuk arrestohet njeri është sepse i pari duhet arrestuar Edi Rama. Sepse është ai i vetmi përgjegjës për sistuatën kritike në të cilën ndodhet vendi sot.
Kushdo që është bashkëpuntor në krimet e Ramës absolutisht duhet të përgjigjet para drejtësisë.
Por në fillim duhet goditur gomari e jo samari.
Ndaj dhe shënjestra e qytetarëve është Edi Rama.
Shënjestra e flakëve të drejtësisë është Edi Rama.