Fatmir Mediu: “Opozita të mos qendrojë në pritje por të ngre një grup negociator dhe të ulet në tryezë me mazhorancën”

Platforma për daljen nga kriza që opozita prezantoi një ditë më parë mund të jetë edhe ura e parë e komunikimit mes maxhorancës dhe opozitës për zgjidhjen e krizës.

Aleati i Bashës, Fatmir Mediu kërkon që opozita të mos qendrojë në pritje por të ngre një grup negociator dhe të ulet në tryezë me mazhorancën.

Tentativat e ndërkombëtarëve nuk kanë munguar dhe nuk do të mungojnë, por sipas Mediut ata më parë duan të shohin vullnetin e shqiptarëve për tu ulur në tryezë për zgjidhjen e krizës.

Leximin që kryeministri Rama i bën raportit të ODIHR për kreun e Republikanëve është delirant.

Sipas tij, dokumenti përfundimtar i OSBE/ODIHR mbi skanimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, duhet të jetë “dosja e prezantimit” të opozitës në çdo takim me ndërkombëtarët kur bëhet fjalë për t’i prezantuar aftësitë e qeverisë së Edi Ramës për të organizuar një proces zgjedhor.

Loading...