Lapardha, pastrohet në kohë rekord ,kanali kullues pas ankesës së banorëve

Kryetari i bashkisë Berat, Ervin Demo iu përgjigj në kohë rekord ankesës së banorëve të lagjes “Qoshk”, në Lapardha duke bërë të mundur pastrimin e kanalit kullues i cili ishte shndërruar në një problem për ta për shkak të papastërtive.

Pas inspektimeve të bëra punonjësit e bashkisë bënë të mundur pastrimin e kanalit kullues 700 m të gjatë, i cili mbulon rreth 30 hektarë tokë në njësinë administrative “Otllak”.

Kryetari i bashkisë Demo u shpreh se pastrimi i kanalit u bë pasi nuk ishte pastruar prej shumë kohësh, dhe përveç dëmeve të shkaktuara tek të mbjellat, gjithashtu përbënte rrezikshmëri të lartë për sëmundje të ndryshme.

“Pas kërkesës së banorëve të lagjes “Qoshk”, në Lapardha, njësia administrative “Otllak” dhe inspektimeve tona në terren, u bë i mundur pastrimi i kanalit kullues 700 m të gjatë, që mbulon rreth 30 hektarë tokë”, shprehet kryetari i bashkisë Berat, Ervin Demo. /atsh

Loading...