Mund ta gatuani në ditë të veçanta për fundjave dhe jo vetëm.
Përbërësit:
6 copa mish qengji
1 presh
2 thelpinj hudhër
750 gr patate (të kuqe)
1 filxhan çaji lëng pule
1 lugë çaji rozmarinë
50 gr gjalpë
4 lugë gjelle vaj ulliri
Piper i zi
Përgatitja:
Vendosni një tigan me 2 lugë gjelle vaj ulliri në zjarr dhe renditni në të mishin e qengjit.
Skuqeni atë nga të dyja anët derisa të marrë një ngjyrë kafe.
Më pas tranferojeni në një pjatë dhe lërini mënjanë.
Skuqni preshin në një tigan tjetër me vajin e mbetur të ullirit.
Gatuajeni për 5 minuta derisa të zbutet dhe hidhni në të hudhrat e copëtuara.
Shtoni rozmarinën, mishin e qengjit dhe lëngun e pulës.
Mbulojini me kapak dhë lërini të ziejnë për 1 orë në temperaturë të ulët.
Tranferojini më pas në një tavë dhe hidhni mbi patatet e prera në feta.
Lyejini me gjalpë, hidhni pak kripë dhe piper për shije dhe më pas vendoseni tavën në furrë.
Lëreni të piqet për 30 minuta në temperaturën 200 gradë Celcius, derisa të marrin një ngjyrë të artë në kafe.