Kush janë tre kalat në luginë?
Gëzim Llojdia
1.
Amonica apo Amantia?
Kur Ago Agaj, i emigruar përtej oqeanit,shkruante ditarin historik të vitit 1920 të kohës, që ne quajmë:’Lufta e Vlorës”,ngjarjet në atdheun e tij kishin ndryshuar shumë . Midis ngjarjeve historike të atij viti famoz për jugun dhe Vlorën ,autori e nis me një histori të lashtë ,që në themel duhet parë me vëmëndje.Autori na zbret nga qyteti ilir Amantia, që ngrihet në kodrinën 560 m mbi det kodra e Kudhës-Gërhotit, rreth 500-600 m poshtë :Ja si shprehet ai:Edhe këtu ndodhet një kala e vogël e në perëndim të Amonices dy kilometra në vijë ajrore ndodhet fshati i Mavrovës, për të cilin do të flasim edhe një herë kur t’i hyjmë përshkrimit të Luftës së Vlorës. Edhe këtu ndodhet një kala e vogël, e cila sundon dhe ruan Grykën e Shushices dhe udhën prej Amantias, që shkonte drejt për në skelën e saj. Pasi thamë se Ploca nuk është Amantia e vjetër, del pyetja vetvetiu se ku ndodhet ky qytet.(Po saktësoj se :Libri :”Lufta e Vlorës” është shkruar në emigrim ndërkaq arkeologjia shqiptare, punoi prej viteve 1948-54 ,gërmoi në Amantia dhe nxorri në dritë: stadiumin ,murrin rrethues,bazilikën,tempullin e Afërditës,nekropolin e pasur etj, por që autori s’kishte si të ishte në dijeni për këtë fakt ,ngase të dhënat nuk ishin publike.Prandaj autori i Luftës së Vlorës thotë:”Këtë pyetje na e zgjidh paditur dhe padashur populli vetë, i cili rrëzën e fushës së Brusnjës edhe sot e quan “rrëza e qytetit”. Fjala qytet për shumë shekuj gjatë sundimit turk ,kishte humbur fare dhe vendin e saj e kish zenë fjala turke “Kasaba” (Qaj kasaba në gropë,/ Q’të rri Kanina mi kokë) kështu, që as atëherë, as edhe sot, asnjë nga fshatarët rreth Fushës së Brusnjës, kur thonë “rrëza e qyteti”, nuk mendojnë se atje mund të ketë qenë një qytet i vjetër dhe i famshëm.
Po sqarojm se poezia e mësipërme ,që autori i ”Luftës së Vlorës”, përmend i kushtohet sigurisht Vlorës,që gjendej në gropë dhe sipër ishte Kanina.Nuk mund të bëhet fjalë për qyteza imagjinare ndonëse gurë,varre dhe artefakte të tjera janë gjetur deri poshtë ,fushës së Brusnjës madje deri në Armen,fusha e Lapardhasë,Kotë,Lubonjë etj ,ku shtrihej territori i amantëve.
2.Kush janë 3 kalat e lashta?
Ku gjenden këto tre kala dhe përse sot njihen vetëm dy prej këtyre kalave,jo 3 kala siç përmend autori.Amantia dhe Olympia,ndërsa Amonica sipas studmit, që u krye për qytetin ilir, quhet pjesë , shtojë,teprica apo fundi i qytetit , Amantia.Mirëpo autori thotë:Këto tri kala, të Plocës, të Amonicas dhe të Mavrovës, përbëjnë një zinxhir mbrojtes të “qytetit” në Fushë të Brusnjës, e cila ndodhet në mes dhe e ruajtur mirë nga cdo anë dhe ku duhet të ketë qenë Amantia e vjetër. (Në fakt po citojmë këto të dhëna që autori si përmend:Amantia, gjendej asokohe sikurse dhe sot gjurmët e saj të hershme në kodrën në formë koni të përmbysur.Sot fusha dhe kodrat e Brusnjës përshkohet nga përroi i Brusnjës që rrjedh nga liqeni Harvalasë.
Autori përmend këto fakte:Disa qindra metro larg “rrezës së qytetit”, fare në fushë, gjenden tri pirgje, bregore të vogla dhe trajta, rendi dhe lartësia e pakët e tyre nuk lënë asnjë dyshim mbi zanafillen artificiale. Këto janë të krijuara prej dorës se njeriut dhe jo prej natyrës dhe s’kanë se c’të jenë vecse “tumuli” ose krijesa për ndonjë sherbim ose ceremoni fetare,shprehet autori.
3.Olympia ose kalaja e Rrethunit
Autori fillon të shqyrtoj vendin përkarshi Brusnjës.Me tej, në Mavrove gjendeshin përherë varre të vjetër e në secilin një arkë e përbër prej gjashtë pllakash prej guri me vija të gdhendura peranash, të cilat puthiteshin me shoshoqe e përbënin një arkë të mbyllur pothuaj plotesisht. Në këto arka, përvec skeletit të të vdekurit, ndodheshin dhe poge e shtëmba të bukura në formë e me përfytyrime, kandila bake, armë dhe vegla të përdorimit, të përditshem si brisqe (thikë), hurore e të tjera. Po ashtu gjendeshin në Fushë të Brusnjes, kur punonin fshatarët me parmendë arat e tyre, po lloj-lloj sende antike dhe me vlerë.Autori ka dijeni për kodrën e qytezës Hadëraj ja si shprehet ai:Në veri e pothuaj paralel me fortesat Plocë, Amonicë e Mavrovë ndodhen dhe dy të tjera: njëra në Gorrisht dhe tjetra në Treblovë.
Duke ju rreferuar një autori të panjohur për Majën e Qytezës thuhet se kjo zonë është e pasur me mbetje arkeologjike ,kudo shfaqen shenjat e qytetzave sin ë Majë e Madhe,Shargane,Sazanet,Shkëmbi i Karakollit,udha e kalldrëmtë Qytezë-Amantia buzë Vjosës dhe udha Vjosë-Bylys, mbetjet arkeologjike te bregu i varreve,deri te gurët e kalasë në majën e qytetit kodra mbi fshtain Hadëraj ,që tregojnë historinë dhe ende janë të pazhbirueshme prej shek 4-5 pes.
Cfarë thotë autori që kemi cituar në fillim të shkrimit:”Prej kësaj të fundit ka mbetur vetëm emri “kala”, por asnjë shenjë nuk gjendet sipër tokës. Të dyja këto fortësa janë vendosur përgjatë rrugës, që del prej Vlorës, futet në grykë të Vllahinës, del në Gorrisht, zbret në anë të Vjosës dhe vazhdon në anën e mëngjër të këtij lumi gjer në Tepelenë, ku ndahet më dysh: njëra degë shkon për në Gjirokastër e Janinë dhe tjetra kthehet po anës së Vjoses e shkon në Përmet, Leskovik, Kolonjë e Maqedoni. Kjo është rruga e krijuar prej natyrës dhe e përdorur prej banorëve “që kur është zënë dynjaja”, si i themi ne, lebërit, por më vonë u bë pjesë e rrugës së madhe romake, që niste në Fiume, shkonte nëpër Dalmaci, Mal të Zi, Shkodër, Durrës, Pojan (Apolonia afër Fierit) dhe vazhdonte për në Greqi.Ndodhja e dy fortesave të tjera ,në mes të atyre të Gorrishtit dhe asaj të Tepelenes ,në një breg të vogël në fushë të Shkozës pranë Vjosës dhe tjetra në Matohasanaj të Lopsit e pak më tej fshati Martaloz, që domethënë karakoll ose roje, lë të kuptohet se kjo rrugë ka qenë jo vetëm me shumë rëndësi, por edhe shumë e kërcënuar, përndryshe nuk do të ishte ndërtuar në cdo 10 a 20 kilometra një kala.
Nuk është cudi që ato të Gorrishtit dhe Treblovës të jenë ngrehur për të ruajtur rrugën e Bylisit për në Pllakë, skelën e tij në gjirin e Vlorës. Në kohën e Amancisë, të Bylisit dhe të Orikonit duhet të ketë qenë kultura shumë e lartë në Labërinë e Vlorës dhe popullsia shumë e dendur sipas shenjave, që duken edhe sot. Gjithsecili nga këto qytete duhet të ketë qenë shumë më i populluar nga c’është Vlora e sotme, ndryshe nuk mund të zhvillohej një art e një zanat aq i përsosur sa të habit edhe sot. Kush ka pasur rast të shohë me sytë e tij vepra arti të krijuara në këto qytete, si dhe sasinë e mahnitshme të tyre, do ta vërtetojë këtë mendim.
Qytete kaq të populluara dhe të kulturuara kanë pasur natyrisht dhe rrethe të gjera të populluara dhe këto shume dendet, të perparuara dhe prandaj kanë qenë dhe ato të detyruara të bënin një punim tokësor intensiv e me mjeshtëri dhe shenjat e kësaj pune bujqësore duken edhe sot në shumë vende. Shohim në fshatrat e Shullerit, (fshatrat Vajze, Velcë, Ramicë, Matogjin e Bashaj, me këtë emër quhen dhe këto tri të fundit, që origjinalisht quheshin Hasko-Gjin, Mato-Gjin e Memo-Gjin e sot thirren me emrin sllavë: “Smokthinë” që domethënë:” vend fiqsh ose fiqishte), të cilat i rreh dielli më shumë, ku janë ndryshuar brinjët e pjerreta e shumë herë fare të pjerreta në sheshe të dobishëm, (tarraca), e prodhimtarë me anën e ledheve, që nisin në Lumë të Smokthines dhe mbarojnë sipër, përmbi Bashaj e Matogjin. Sasia e arave të krijuara në këtë mënyrë është e panumërueshme dhe ndryshimi i lartësisë së arës pranë Lumit me ato pranë fshatrave është mbase më tepër se pesëqind metra.
Këtyre arave, të ngjitura njëra me tjetrën, u kanë sjellë dhe ujin e duhur për t’i ujitur me anë,vijash që dridhen e përdridhen sipas trajtës e lartësisë së tokës.Në Velcë nisin ledhet në Përrua të Thellë, për nënfshat dhe arrijnë gjer sipër te shtepitë e para të fshatit.
Në anën tjetër nisin në Perrua të Trubullit dhe ngjiten përpjetë njeri mbi tjetrin në një simetri e harmoni të habitshme dhe arrijnë në Rrezë të Shkembit. Fshati Ramicë, dikur Hasko-Gjin, është i rrethuar prej ledheve të tilla, por më të përsosurat ledhe në formë, të ndërtuara në vendet më të thyera, që nuk ta merr mendja se me sa mjeshtëri e mundim janë bërë, janë ato të fshatit Vajzë në rrugën Vlorë-Gjirokastër e pothuaj përballë Plocës e Amonicës dhe të ndara prej këtyre nga një ose dy përrenj të thellë.
Të gjitha këto ledhe ndër të gjitha fshatrat quhen sot “Vreshta”, por vreshta nuk duken gjëkundi, vecse ndonjë lartje (pjergulle) e vjetër dhe e lënë pas dore.Në të gjitha malësitë e Shqipërisë, ku toka e punuar është e pakët dhe e thyer, shihen ledhe primitive, por të mbjella anë mbanë, si psh në Skrapar, Mirditë, Nikaj Mertur, Kurvelesh i Poshtëm dhe të tjera, po asgjëkundi në formë aq të përsosur, në formë e mjeshtëri, kaq të shumta dhe kaq te lëna pas dore sot, pasi edhe me drithë mbillen rrallë e keq.
Këto ledhe të krijuara në kohen e lumturise, natyrisht janë rrëzuar dhe rindërtuar herë pas here sic ngjan edhe sot, megjithë që s’kanë më atë rëndësinë ekonomike ,që kishin më parë.Vec emrit “Vreshtë” asnjë fjalë, asnjë gojedhënë nuk të kujton prodhim rrushi, vere, rakie ose rehanie vetëm në Mavrovë kam dëgjuar nga Hazbi Canua (Dautaj) i ati i kadri Hazbiut, këtë tregim: “Dikur lashtë, shumë lashtë, Mavrova, qe rrethuar prej armikut, i qe prerë uji dhe etja i mundonte shumë të rrethuarit.
Në këtë gjëndje të dëshpëruar mavronjotët hapen vozat e verës, pinë verë,u dhanë kuajvet të etur të pijnë dhe ata sa deshën vetë, u hypnë kuajve dhe sulmuan armikun. Sulmi ngjan të ketë qenë i fortë si edhe vera, sepse as kuaj ,as kalorës nuk u ndaluan, pasi e hodhën armikun, jo vetëm përtej lumit, po edhe përtej malit dhe e ndaluan sulmin në qafë të Mazharit (Qafa e Malit përmbi Tragjas).”