Mësohet se Yavuz mund të jetë vr arë ose mb ytur dhe kjo mund të jetë një nga arsyet që jahti luksoz u braktis me motor të ndezur në det të hapur. Gjithsesi hetimet për këtë çështje vijojnë ende.
53-vjeçari është një biznesmen mjaft i famshëm në Turqi dhe së fundmi kishte ardhur për pushime në bregdetin shqiptar. Më parë ai kishte qenë në Malin e Zi dhe kishte dalë me jaht nga porti i Tivarit.
Jahti luksoz u gjet i braktisur një ditë më parë në afërsi të portit të Durrësit nga një peshkarexhë, e cila më pas e rimorkoi deri në Shëngjin. Brenda jahtit u gjetën 2 pasaporta turke, dhe njëra prej tyre i përket turkut Sevgin Yavuz.
Loading...