Thaçi dhe Meta në Maqedoni për Ditën e Alfabetit Shqip

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij nga Shqipëria, Ilir Meta do të qëndrojnë sot në Shkup me rastin e shënimit të 22 nëntorit, Ditës së Alfabetit Shqip.

Në orën 19:00, Presidenti Thaçi merr pjesë në shënimin e 110 vjetorit të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Shkup.

Ndërkaq, numri një i Shqipërisë së bashku me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, zëvendëskryeministrin e angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, sot do të vizitojnë Çarshinë e vjetër në Shkup.

Loading...