Sezoni i ri televiziv, Alketa Vejsiun e ka gjetur me disa porojekte.
Përveç “TV Klan”, atë do e shohim edhe në “TVSH” ku do të prezantojë për herë të parë Festivalin e RTSH-së.
Ditën e sotme për të folur lidhur me të, Alketa ka qenë e ftuar në emisionin “Jo Vetëm Modë” dhe ndër të tjera ka treguar edhe pagesën që do të marrë për festivalin.
Përgjigjja e saj na ka habitur të gjithëve, pasi Alketa ka treguar se nuk do të parrë asnjë lek për prezantimin.
“Duket gjithmonë sikur çdo gjë që njeriu bën, e bën për të marrë ca të mira materiale në fund.
Unë do të paguhem 0 Lekë për festivalin dhe ka qenë kjo një marrëveshje që kam bërë me veten, por edhe me drejtuesit e Televizionit Publik, sepse këtë festival po e bëj në fakt për ideal.
Dua vërtet të bëj një festival të mirë.
S’dua të marr asnjë qindarkë nga taksat që paguajnë shqiptarët”, u shpreh Alketa.