Sarandë – Ndërron jetë sa del nga deti pjesëtari i Maratonës Kombëtare të notit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë.

Bëhet e ditur se një nga pjesëtarët e Maratonës Kombëtare të Notit të grupmoshave 10-80 vjeç ka ndërruar jetë.

Mark Ademi, 72 vjeç nga Lezha ka përfunduar garën e tij në 500 metra dhe sapo ka dalë në breg është ndier keq.

Në vend ka mbërritur ambulanca dhe e ka transportuar në spital por ka qenë tepër vonë për garuesin nga Lezha, i cili ka ndërruar jetë.

Loading...